Konsultime publike për komponentët kryesore të Reformës në Drejtësi

Në zbatim të filozofisë së gjithëpërfshirjes në të gjitha etapat e procesit të Reformës në Drejtësi, Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë synon që përmes këtyre aktiviteteve të prezantojë kapitujt kryesorë të Dokumentit Analitik, si dhe të marrë mendime, sugjerime dhe opinione konkrete nga të gjithë të interesuarit, për t’i pasqyruar më pas ato në paketën e propozimeve për Reformën. Takimi i parë pritet të zhvillohet më 16 qershor në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.