Akademiku Luan Omari (Vëzhgues i Komisionit të Venecias)

Ka studiuar për drejtësi në Beograd dhe më pas në Sofje ku dhe ka marrë diplomën për Shkencat Juridike. Ka shërbyer si docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik të Tiranës gjatë periudhës 1954 – 1957. Që nga 1957 e deri në 1974 ka qenë dekan i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Ka ushtruar funksionin e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave gjatë viteve 1975 – 1993. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që prej vitit 1972 dhe që prej 1997 është zëvendëskryetar i saj. Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave e të Arteve që prej vitit 1992. Ka qenë anëtar i Komisionit “Demokracia përmes së drejtës”, pranë Këshillit të Evropës (Komisioni i Venecias) për periudhën 1998 - 2006 dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Venecias gjatë viteve 2003-2005. Është autor i një sërë librash, botimesh dhe artikujsh dhe ka marrë pjesë në disa konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.