Dr. Rainer Deville (Shef i Misionit EURALIUS IV, BE)

Dr. Rainer Deville, Gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Apelit (Oberlandesgericht) në Gjermani, është Shefi i Misionit EURALIUS. Ai është emëruar gjyqtar në vitin 1989. Gjyqtari Dr. Deville ka gjykuar çështje penale, civile dhe tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë (Amtsgericht dhe Landgericht) dhe në Gjykatën e Lartë të Apelit (Oberlandesgericht). Ai ka një përvojë profesionale në çështje  të administrimit dhe politikave në Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Ekzekutivit të Landit të Vestfalisë së Veriut. Është anëtar i Zyrës Shtetërore të Provimeve në sistemin e drejtësisë (Landesjustizprüfungsamt), organi që merret me provimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm, si dhe të profesionistëve të tjerë ligjorë. Falë formimit të tij dhe përvojave të shumta ndërkombëtare në Bruksel dhe në shumë vende të tjera, Dr. Deville ka menaxhuar me sukses disa projekte të BE-së në fushën e drejtësisë, duke kontribuar veçanërisht në aderimin e Letonise dhe të Kroacisë në Bashkimin Europian. Që prej shtatorit të vitit 2014 Dr. Deville drejton projektin EURALIUS duke u nisur nga vizioni se një reformë bindëse në drejtësi do të sjellë hapjen e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE.