Dr.Henrik Ligori (Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme)

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1996. Ka përfunduar studimet Master në Shkenca Penale në vitin 2008 dhe së fundmi ka marrë titullin Doktor në Shkencat Penale. Prej vitit 2004 është zëvendës kryeprokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë. Nga Në periudhën 2002 - 2004 ka shërbyer si Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Në periudhat 2000-2002 dhe 1993-2000 ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore përkatësisht në Prokurorinë e Përgjithshme dhe hetues dhe në prokuroritë e Devollit dhe të Korçës. Është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës prej vitit 2012 dhe profesor në Shkollën Kombëtare të Avokatisë prej vitit 2013. Ai është autor i disa publikimeve në lidhje me të drejtën penale. Fushat e tij të interesit janë Ligji Procedural, Krimi i Organizuar dhe të Drejtat e Njeriut.