Dr.Ilir Panda (Përfaqësues i Komisionit Këshillimor të Reformës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë)

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1986. Ka vazhduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Trentos, Itali. Në vitet 1994, 1998 dhe 2003 ka marre pjesë në kurse kualifikimi për Magjistratë, të organizuar nga United Nations Interregional Crime and Justice Research Institute dhe Këshilli i Lartë i Magjistraturës në Romë, Itali. Ka filluar të punojë si hetues në Krujë në periudhën 1986 - 1990 dhe më pas në Tiranë në periudhën 1990 - 1991. Në periudhën 1991 - 1994 ka qenë Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ka shërbyer si avokat për periudhën 1994 - 1997 dhe 2000 - 2002. Ka qenë pedagog në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1997 -1999. Ka ushtruar funksionin e Ministrit të Drejtësisë në periudhën 1999 - 2000. Ka qenë Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga viti 2003 deri më 2007. Aktualisht është pedagog në Universitetin “ Marin Barleti”. Ai është autor i shumë artikujve shkencorë në fushën e së drejtës në disa revista dhe bashkëautor i Komentarit për Procedurën Penale në Republikën e Shqipërisë.