Gent Ibrahimi (Kryetari i Komisionit Këshillimor të Reformës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë)

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992. Ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest, në periudhën 1994 - 1995. E ka filluar karrierën e tij si profesor i të Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 - 1995), Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 - 1999), Këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale (2002 - 2003), Këshilltar Ligjor në UNMIK (2003, 2004, 2006), Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimeve Publike dhe Ligjore (1999-2009) dhe Këshilltar në Projektin kundër Korrupsionit, PACA (2009 - 2012). Aktualisht është Kryetar i Këshillit të Reformës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka qenë i angazhuar si ekspert në disa Shërbime Konsulence në fusha të tilla si sistemi gjyqësor, reforma administrative, media, prokurimi publik, etj . Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa grupe pune për hartimin e ligjeve të rëndësishme si ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligji organik për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ligji për Gjykatat Administrative. Ai është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, etj.