Jay Carver (Drejtues i projektit JUST/USAID, Ambasada e SHBA-së)

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Georgetown në ashington në vitin 1974. Ka një eksperiencë 25 vjeçare pune në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Kolumbisë. Në periudhën 1997 - 2000, ka udhëhequr një nismë madhore presidenciale për riorganizimin e funksioneve të drejtësisë penale në Washington dhe krijimin e një agjencie të re federale. Ka dhënë kontribut për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe ka shkruar gjerësisht në lidhje me reformën në drejtësi. Ka qenë profesor në John F. Kennedy School of Government në Harvard,  Universitetin e Maryland dhe në Institutin e Praktikës Penale në Washington. Ka menaxhuar projekte për gjyqësorin në Evropë, Afrikë dhe Azi dhe ka drejtuar projekte të ngjashme për reforma në drejtësi në Mongoli, Meksikë dhe Kosovë.   Në periudhën 2006 - 2007, ka shërbyer si këshilltar i UNMIK-ut për Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.  Aktualisht është Drejtor i Programit të USAID-it, për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri ( JuST).