Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.Në vitin 1995 ka marrë Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e Shkencave Juridike, në vitin 1999 titullin “ Profesore e Asociuar” dhe në vitin 2005 titullin “ Profesor”.Në vitin 1996 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe në vitin 2009 titullin “Akademike e Asociuar” pranë Akademisë së Shkencave në RSH. Ka kryer një sërë specializimesh dhe trajnimesh pasuniversitare mbi Historinë e së Drejtës, të Drejtën Kushtetuese, etj, të ndjekura në Universitetin e Barit, Universitetin Rene Descartes, Universitetin Masachussets etj. Në periudhën 2000 - 2008 ka qenë përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë dhe gjatë periudhës 2007 - 2008 ka qenë Dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar si këshilltare ligjore pranë disa organizatave jo fitimprurëse. Prej vitit 2004 është Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare dhe anëtare e “Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë”. Prej vitit 2013, është anëtare e Shoqatës Shkencore “ International Association of Constitutional Law” . Është autore e një sërë monografish, artikujsh shkencorë të publikuar brenda dhe jashtë vendit, tekste shkollore, raporte dhe dokumente të paraqitur në aktivitete në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, etj.